Korrupsioni tek ‘Shefqet Ndroqi’. Një prej infermiereve me lot në gjyq: Kam dy fëmijë të mitur

Prokuroria kërkon burg për tre infermieret e spitalit ‘Shefqet Ndroqi’ të cilat akuzohen se bashkëpunuan me Tire Alldervishin duke u marrë para familjarëve të pacientëve me Covid të shtruar në spital, dhe ndërkohë akuzohen se nuk u bënin shërbime.

Tre infermieret janë: Mira Bushi, Sheqerie Koçi dhe Sidorela Çela, ndërsa në pranga ka përfunduar edhe sanitarja Rukije Hoxha. Në Gjykatën e Tiranës ka nisur seanca ku do të jepen masat.

Sipas prokurorisë, tre infermieret dhe sanitarja kanë fshirë mesazhet me Tiren për të fshehur provat, ndërsa

Mësohet se një prej infermiereve, Sidorela Çela është përlotur së sallën e gjyqit duke thënë se ka dy fëmijë të mitur që duhet të kujdeset për to.

Korrupsioni tek 'Shefqet Ndroqi'. Një prej infermiereve me lot

Seanca vijon ndërkohë që pritet të jepet masa. Skandali u denoncua fillimisht për sanitaren Tire Alldervishi e cila u hiqte si infermiere dhe i mori një shumë parash prej 8 milionë lekësh vajzës së një pacienteje e cila pas gati 25 ditësh në spital ndërroi jetë.

Tire Alldervishi i premtonte se do të kujdesej për nënën e saj dhe paratë do i shpërndante, por nga bisedat e publikuara rezultoi se pacientes nuk i ishte ofruar as ushqimi që vajza ia dërgonte nga jashtë spitalit përmes Tires.

Share With:
Translate »
1607 Views