“Kosova ka pyetur për djalin tim”, Rudi Vata: Nëse Shqipëria ka një projekt serioz do të ulemi dhe do të diskutojmë
Mesfushori Rocco Vata është një nga talentët për të cilët po flitet shumë kohët e fundit. Për djalin e ish-lojtarit të Kombëtares shqiptare, Rudi Vata, po përflitet se për cilin shtet do të zgjedhë 18-vjeçari që të përfaqësojë.
Është pikërisht Rudi Vata që hedh pakëz dritë mbi këtë çështje. Në një intervistë të dhënë së fundmi për “lajmi.net”, Vata shprehet se interes për djalin e tij ka pasur dhe Kosova.
“Njerëz përreth Federatës së Kosovës kanë pyetur për Roccon duke shfaqur interesim për të. Djali im luan për Irlandën pasi Federata e Irlandës na ka trokitur në derë. Nesër mund gjithashtu të na thërras edhe Shqipëria dhe nëse ka një projekt serioz do të ulemi dhe do të diskutojmë”, ka thënë Rudi Vata.
Kujtojmë që Rocco Vata ka qenë pjesë e moshave të Celtic në Skoci, teksa këtë vit arriti që të debutonte me ekipin e parë.