Kourtney Kardashian bën urimin prekës për babain e ndjerë për ditëlindje

Kourtney Kardashian kujtoi babanë e saj, Robert Kardashian Sr., në prag të ditëlindjes së tij të 80-të. Robert Kardashian, një avokat mbrojtës i cili njohej botërisht, vdiq nga kanceri i ezofagut në moshën 59 vjeçare në shtator 2003.

Duke kujtuar babanë e saj, Kourtney postoi  në Instagram-in e saj disa nga momentet e tyre speciale kur ajo ishte fëmijë ku shkruan:

Babai im do të ishte 80 vjeç sot. Çfarë s’do të jepja për t’i kënduar atij këngën ‘Gëzuar ditëlindjen’ dhe për të dëgjuar shakatë e tij për herë të fundit. Ai kishte sensin më të mirë të humorit dhe e bënte jetën time shumë argëtuese, duke udhëtuar me makinë, duke ngrënë, duke parë filma… ai i bëri të gjitha. Gëzuar ditëlindjen babit më të mirë në botë.


Robert lindi më 22 shkurt 1944, në Los Anxhelos, Kaliforni dhe vdiq në moshën 59-vjeçare më 30 shtator 2003, gati dy muaj pasi u diagnostikua me kancer në ezofag. Ai la pas vetes katër fëmijë: Kim, Khloé, Kourtney dhe Robert Kardashian Jr që i ka me Kris Jenner.

Share With:
Translate »
49 Views