Kourtney Kardashian përshkruan problemet e shtatzënisë: Ishte e tmerrshme!

Kourtney Kardashian ka folur për herë të parë për problemet e shtatzënisë dhe ndërhyrjen te fetusi. Kourtney u rrëfye në premierën e sezonit të pestë të “Keeping up with Kardashian”, të cilin ajo e ka xhiruar kur ishte në javën e 31-të të shtatzënisë

Kishim planifikuar një eko në shtëpi që të gjithë fëmijët të mund të shihnin bebin”, tha Kourtney duke theksuar se Travis Barker ishte “gati për t’u nisur për turne” me bandën e tij. Kur një mjek i specializuar bëri ekon, “sytë i zunë diçka” dhe kuptoi se shtatzënia kishte probleme. “Ai donte që të vizitohesha te disa specialistë. Duhet t’i nënshtrohesha ndërhyrjes në fetus ku ata operojnë beben, që ishte e tmerrshme”.

“Thashë kush do të më çojë sepse ata thanë që s’mund të haja ose pija dhe dikush duhet t’i jepte makinës kështu që më mori mami dhe më pas Travis u kthye në shtëpi”.

Kourtney shtoi se pjesa më e tmerrshme ishte që Barker s’mësonte dot asgjë për ndërhyrjen sepse interneti në avion nuk funksiononte.

Kur ai mbërriti, unë e kisha bërë operacionin sepse duhej të kryhej menjëherë. Mami më çoi në spital dhe sapo Travis mbërriti, erdhi menjëherë pranë meje dhe fjeti në spital me mua”

Mjeku i është shprehur se e gjitha ishte një “përvojë shumë traumatike” dhe i ka  shpjeguar se “nuk lidhet aspak me moshën”. “Është diçka shumë e rrallë”, u shpreh 45-vjeçarja së cilës iu desh të qëndronte në regjim shtrati për pjesën e mbetur të shtatzënisë.

Share With:
Translate »
33 Views