Kreu i OBSH shpërthen në lot: Nuk mund ta mposhtim pandeminë të ndarë

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetit, Tedros Adhanom u përlot gjatë një konference shtypi disa orë pasi presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi se ai po tërhiqte të gjitha fondet nga organizata.

“Kjo është një tragjedi”, tha Tedros me zërin që i dridhej. “Po na detyron të humbasim shumë nga miqtë tanë, po humbasim shumë jetë.”

“Ne nuk mund ta mposhtim këtë pandemi si një botë e ndarë. Pandemia Covid-19 është një provë e solidaritetit global dhe udhëheqjes globale”, u shpreh Tedros me lot në sy.

Share With:
Translate »
374 Views