“Krijoj drama, loti rrëke”, Dojna tregon anën jo të ëmbël të shtatzënisë

Dojna dhe Vlashenti së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë e teksa e presin me padurim këtë moment ndajnë ca copëza të jetës së tyre dhe me ne. Më saktë është Dojna ajo që shpeshherë u përgjigjet pyetjeve të ndjekësve kuriozë dhe këtë herë ka treguar një anë tjetër të shtatzënisë, atë anën emocionale me ulje-ngritje humori.

“S’e kam patur kurrë lotin e lehetë, por tani në shtatzëni rrëke më shkojnë! Më shumë se sa ulje-ngritje humori, prekem shpejt. Mjafton një fjalë e thënë atëherë kur nuk duhet për të krijuar një dramë në kokën time. Vlashenti, si çdo burrë nuk është se ka shumë zgjedhje”, tregon Dojna.

Share With:
Translate »
106 Views