Ja pse gjidhënia është shumë e rëndësishme tek foshnjet e lindura parakohe

Benefitet e gjidhënies tek foshnjet e lindura parakohe janë të shumta duke filluar nga incidenca e ulët e infeksionit në vesh e deri te humbja e peshës tek nënat.

Foshnjat e lindura parakohe kanë sistem tretës jo edhe shumë të zhvilluar, andaj qumështi i gjirit është ushqimi perfekt për barkun e tyre të vogël shkruan VeryWell Family, transmeton Gazeta Shneta.

Studimet tregojnë se foshnjat e lindura parakohe e tretin qumështin e gjirit më mirë se sa formulën.

Kjo pasi qumështi i gjirit përmban proteina, yndyrna e karbohidrate. Andaj, si rezultat i këtyre përfitimeve, qumështi i gjirit arrin ta mbrojë foshnjen tuaj nga:

Infeksionet: arbohidratet në qumështin e gjirit ndihmojnë në parandalimin e baktereve.

Mbron kundër sëmundjeve specifike: ushqyerja me gji jo vetëm që mbron foshnjat e lindura parakohe nga sëmundjet e përgjithshme, por hulumtimet tregojnë se qumështi i gjirit redukton rrezikun e disa kushteve specifike tek një foshnjë e lindur parakohe.

Share With:
Translate »
124 Views