Kthimi në bankat e shkollës së fëmijëve mbretërorë

Dalëngadalë po pajtohemi me idenë se pushimet tona verore po përfundojnë dhe po bëhemi gati për të pritur vjeshtën. E njëjta gjë vlen edhe për Princin George, Princeshën Charlotte dhe Princin Louis të cilët sipas britanikes Hello! për pak ditë përfundojnë pushimet familjare. Në fakt, ata po përgatiten të kthehen në bankat e shkollës së tyre, Lambrook.

Të njëjtat burime thonë se ata janë me prindërit e tyre, Princin William dhe Princeshën Kate në Balmoral, së bashku me Mbretin Karli III dhe Mbretëreshën Camilla. Gjatë kësaj periudhe, rezidenca mbretërore skoceze është e mbyllur për publikun. Në fakt, familja u ribashkua për herë të parë në këtë rezidencë mbretërore pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth, në shtator 2022./

Share With:
Translate »
54 Views