Me fëmijët në jug, çfarë e shqetësoi Arbana Osmanin? ‘Është përtej luksit!’

Prej disa ditësh Arbana Osmani ndodhet në jug të vendit duke shijuar plazhin me familjen e saj. Siç ka bërë edhe vetë me dije ajo kishte tre vite që nuk shkonte me fëmijët në jug dhe shprehet e surprizuar nga përmirësimet që kishte parë.

“Bukuritë natyrore ky i vend i ka, na i ka falur Zoti dhe besoj te gjithë jemi dakort që kemi një Rivierë fantastike, dhe gjithmonë e me tepër struktura hoteliere me kushte optimale; dhoma super design dhe restorante të hatashme; pashë më shumë opsione për çdo gjë, sporte uji, spa, shopping çdo gjë krahasuar me 3 vite më parë.”-shkruan moderatorja në një postim në Instagram.

Por, ka diçka që e ka shqetësuar dhe i ka dhënë ndjenja negative në këto pushime.

“Por në këto pak ditë këtu vura re që fatkeqesisht vetëm një gjë nuk ka ndryshuar dhe që është përtej luksit, varkave e carpacio-ve, rezidencave me 5 yje dhe plazheve me ‘vibe’ mykoniane; teksa je duke pushuar me fëmijët e tu, miqtë e tu apo thjesht duke kaluar rastësisht, ka gjithmonë një pronar që i ulëret një punonjësi dhe e trajton si kafshë, me një fjalor të dhunshëm e ofendues si të ishte gjëja më normale. Dhe në atë moment, edhe pse asnjëri prej tyre s’e ka me ty( përkundrazi ty të respektojnë në max) shija e keqe që të le një debat absurd e banal me tone të larta në gjuhën amë, nga njerezit e vendit tënd( se mbase të isha në një vend të huaj s’do më bënte aq përshtypje) të mbetet.“-shkruan Arbana.

Më pas ajo reflekton dhe me të drejt pyet:

“A do mund të respektojme ndonjëherë njëri -jetrin? Jo ta duam; ta respektojmë. Pronari-punonjësin. Punonjësi-pronarin. Klienti-klientin në shezllonin ngjitur. Skafisti-plazhistet. Shqiptari-shqiptarin. Nuk do ta bëjnë këtë vend turistët italianë që kërkojnë Shqipërinë ku hahet lirë se njësoj do ankohen prap se e kanë në gjak. Këtë vend do ta bëjmë ne, por vetem nëse respektohemi pak më shumë. Pak fare.”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao)

Share With:
Translate »
85 Views