Ku e ka barkun tani Khloe shtatzëna?

Çfarë thuhet dje, nuk thuhet sot. Kështu mund ta përshkruajmë situatën e krijuar për shtatzëninë e motrave Kardashian/ Jenner, Kim, Khloe dhe Kylie, .  Ditëve të fundit u publikuan disa foto të Khloe Kardashian ku shfaqej e veshur me rroba të gjera, të zeza për të fshehur pikërisht barkun e fryer, duke na konfirmuar lajmin se është në pritje të fëmijës së parë me të dashurin e saj Tristan Thompson. Por vetëm sot ajo postoi një tjetër foto që na hutoi përsëri. Ajo shfaqet duke u puthur me partnerin e saj 7 vjet më të vogël, një foto shumë e bukur, por që na “shqetësoi” pasi Khloe-s nuk i duket aspak barku edhe pse ka veshur një fustan të zi të ngushtë pas trupit. Ndjekësit e shumtë më Instagram e kanë akuzuar ashpër se ka përdorur photoshop duke e cilësuar edhe si një nënë e keqe që nuk po e trajton aspak mirë fëmijën e saj ende pa lindur. Për hir të së vërtetës  nëse në këtë foto është përdorur photoshop, duhet ta përgëzojmë atë personin që e ka bërë, pasi e ka fshirë barkun e 33-vjeçares në mënyrë të përkryer, por nuk na duket kështu. Ndoshta është një foto e bërë para disa kohësh, por e postuar nga bukuroshja vetëm pak orë më parë. Pse jo, edhe kjo mund të jetë. Fundja nëse do e kishte hedhur atëherë kur fotoja është shkrepur nuk do të kishte marrë këtë vëmendje që mori sot.

Share With:
Translate »
671 Views