Kujdes, nëse keni këta profesione, nuk mund të ngeleni shtatzënë kollaj

Gratë të cilat punojnë gjatë turneve të natës, e kanë më të vështirë që të mbeten shtatzënë, thonë ekspertët. Puna me turne dhe jokonsistenca në punë mund të lidhet me fertilitetin e ulët sipas një studimi të kryer në Shkollën e Mjekësisë së Harvardit. Sipas Daily Mail, gratë të cilat kryejnë punë fizike ku kërkohet ngritja e peshave, po ashtu mund ta kenë të vështirë që të mbeten shtatzënë.
Shkencëtarët besojnë se kjo lidhet me nivelin e hormoneve të cilat pësojnë luhatje në bazë të ciklit të gjumit zgjimit dhe tendosjes fizike.
Ata kanë zbuluar po ashtu se gratë që punonin gjatë turneve të natës, kishin 24% më pak vezë të rritura – ato vezë të cilat janë të afta të shndërrohen në një embrion të shëndetshëm.

Share With:
Translate »
645 Views