A duhet t’ia prisni flokët e parë fëmijës?

Ka shumë gojëdhëna që flasin rreth prerjes së flokëve të parë të foshnjës, dhe shumica e tyre janë të ndikuar nga traditat. Disa komunitete besojnë se flokët e një fëmije duhet të priten nga një person i moshuar nga i njëjti komunitet, ndërsa të tjerë besojnë se prerja e flokëve të parë të foshnjes do ta bëjë atë të rritet më shpejt dhe më shëndetshëm. Sidoqoftë, ka njerëz që nuk besojnë në këto tradita, por a duhet t’ia presim flokët foshnjeve?
Çfarë thonë ekspertët?
Rruajtja e kokës së foshnjës nuk ka efekt mbi trashësinë e flokëve ose mënyrën si rritet. Arsyeja është, flokët rriten nga një lëndë e quajtur folikul që ndodhet nën sipërfaqen e kokës. Çfarëdo që bëhet me flokët nga jashtë nuk ndikon në flokët që zhvillohet brenda folikulave.
Nuk është e pazakontë që foshnjet të humbin disa ose të gjitha flokët që kishin gjatë lindjes. Kjo humbje e flokëve normalisht ndodh kur foshnja është rreth 4 muajshe. Flokët që rriten më pas mund të zgjaten më shpejt, të trashen dhe forcohen më shumë, por dhe të ndyshojnë ngjyrë. Pra duhet të dini që, nëse vendosni të prisni flokët e foshnjes për t’u rritur më të shëndetshëm, atëherë po gaboheni, sepse trashësia, gjatësia dhe ngjyra e flokut të foshnjes është në gen.
Por në fund të fundit kjo mbetet zgjedhje e prindit. Ai mund të dëshirojë t’ia pres foshnjes flokët e para ose jo. Por ndonjëherë janë dhe vetë fëmijët kundra kësaj. Fëmijët i frikësohen shumë mjeteve të një berberi, prandaj ato qajnë sa herë shkojnë në një të tillë. Në të tilla raste do të ishte mirë që fëmija të qethej në shtëpi, deri në një moshë kur ai mësohet me këtë dhe nuk e ka problem të shkojë tek një berber.
Përshtati: B.Lica/ Kids’ Time

Share With:
Translate »
1579 Views