Kur burrat tradhtojnë gratë e tyre shtatzëna

Në një foto shumë intime bardhë e zi, Tristan Thompson gjendet pranë Khloe- s, butësisht i prek barkun, flokët e saj të gjatë derdhen mbi supe, teksa mban veshur një palë të brendshme shumë sensuale. Të dy, të lumtur shihen në sy sikur kërkojnë të thonë, “Të kam për vete zemër”. Khloe, një grua në prag të mëmësisë më në fund ka gjetur dashurinë. Por ja që e vërteta nuk është kaq e bukur. Në fakt fare. Kujtohuni pak ç’ndodhi muajin e shkuar, ku Tristan argëtohej me dy femra të tjera. Tingëllon i patolerueshëm fakti që partneri shkon dhe tradhton pikërisht kur gruaja, e fejuara apo e dashura është duke pritur një fëmijë të tijën. Ama Tristan nuk qe i vetmi. Studimet tregojnë se 1 në 10 burra e tradhton partneren e tij shtatzënë, ndërkohë që mesatarisht burrat tradhtojnë në raportin 1:5, qoftë partnerja shtatzënë ose jo. Rreziku që një burrë të tradhtojë rritet me rritjen e fetusit. Kjo nënkupton se sa më shumë shtatzënë të jesh, aq më shumë gjasa ka që personi të cilin ke në krah të të tradhtojë. Tradhtia nuk vjen si shkak i dramacitetit në një lidhje, por përkundrazi është veçse një produkt i sistemit patriarkal. Burrat duhet me patjetër të kënaqin egon e tyre, nevojën për pushtet dhe për të përmbushur veten, ndërkohë që pabesinë e justifikojnë fare lehtë: mungesa e seksit, ndaj tradhtova. Në fakt e gjitha kjo ka të bëjë me objektivizimin e gruas ose e thënë ndryshe konsiderimin e pjesëve të saj të trupit si objekt seksual, në vend që gruaja të respektohet si një qenie humane, brenda së cilës mrekullisht po rritet një tjetër qenie. Kështu, vështirë që mëmësia dhe të qenit seksi të qëndrojnë bashkë. Ja pse lexoni tituj ku shkruhet “mamaja seksi” dhe jo thjesht “mamaja”, a thua se këto dy koncepte s’mund të jetojnë të dyja normalisht me njëra- tjetrën. Ndaj, teksa Khloe përqafon anën e saj seksuale, Tristan e ka të vështirë ta dëshirojë atë ashtu si tanimë është, nënë. Kështu Tristan dhe shumë të tjerë si ai veprojnë si pjesë e diçkaje shumë më të madhe dhe të egër. Pabesia është një akt i patriarkalitetit që e shkatërron emocionalisht një grua, e fyen dhe fundos vetëvlerësimin e saj. Mendësia se një grua jeton për dy qëllime, ose si e dashur ose si nënë është shumë e rrezikshme.  Burimi:The Establishment /Anabel

Share With:
Translate »
620 Views