“Kur del ti në TV jemi të tmerruar”/ Monika Kryemadhi tregon çfarë i thonë fëmijët për daljet e saj televizive

E ftuar në Top Channel, Monika Kryemadhi ka treguar sot reagimet e fëmijëve të saj për daljet televizive.

“Jemi me dorë në zemër me ty. Kur del ti në TV jemi të tmerruar”, janë shprehur ata, sipas Kryemadhit.

Ajo u ndal edhe te klima sociale në vend, duke e cilësuar Shqipërinë si një shoqëri që shpesh paragjykon dhe sulmon.

“Shqipëria është një vend bullizues. Në momentin që të sheh që të rrëshqet pak këmba, të godet. Tregon një shoqëri të parealizuar emocionalisht”, tha ajo.

Kryemadhi shtoi se me kalimin e kohës, edhe fëmijët e saj janë bërë më indiferentë ndaj komenteve negative. “Në fund të ditës, ata duhet të kenë një jetë ndryshe nga ne”, përfundoi ajo.

Share With:
Translate »
1 Views