“Kur e pashë Arminën me të bardha…”, Moza Mevlani rrëfen emocionet e dasmës: Më preku Sali Berisha, fjala e tij ka peshë

Artistja Moza Mevlani, nëna e blogeres Armina Mevlani, ka rrëfyer emocionet gjatë dasmës së vajzës së saj me djalin e ish-kryeministrit, Sali Berisha, Shkëlzen Berishën.

Ajo u shpreh se ishte shumë e lumtur për këtë ngjarje e se për të, ky ishte një nga momentet më të rëndësishme të jetës.

Më tej ajo ka theksuar se një nga momentet më të veçanta ka qenë kur ka parë Arminën të veshur nuse.

Gjithashtu ajo u ndal edhe në një moment tjetër  të veçantë të dasmës, i cili ka qenë mbajtja e fjalës së babait të dhëndrit, Sali Berishës. Mevlani u shpreh se fjala e tij e ka prekur dhe emocionuar pa fund.

“Pas këtij fjalimi, e kam ndier veten jo të vlerësuar, sepse çdo njeri ka vlerat e veta në jetë, por vlerësimi që pati për vajzën time tregoi që ishte gjithçka, sepse fjala e tij ka peshë, mendja e tij ka peshë dhe unë e vlerësoj pa fund këtë fjalim”, tha ajo.

Rudina Magjistari: Pate ndonjë moment mallëngjimi që të pikoi ndonjë lot? Ndodh kjo në dasmën e vajzës.

Moza Mevlani: Po patjetër. Të pushton Rudina. Unë kam pasur kur e pashë Arminën me të bardha, pata një si gjendje jo të mirë të vetes. I thashë vetes ‘dëgjo deri këtu kemi arritur mirë’. Nuk doja t’ia krijoja atë melankoli vajzës.

Rudina Magjistari: Janë momente mallëngjimi, se ku ka më bukur se ta shohësh vajzën të lumtur. Është moment mallëngjimi i pashmangshëm, është prekës shumë.

Share With:
Translate »
98 Views