Kylie Jenner paska qenë “nën presion” kur i vuri emrin djalit Wolf

Kylie Jenner zgjodhi emrin Wolf (Ujk) për djalin e saj me Travis Scott sepse ndjeu “presion” në spital.

“Ne me të vërtetë nuk kishim një emër”, i tha ylli i “Kardashians” Kris Jenner në episodin e së enjtes.

“Menduam se do të na vinte kur e pamë dhe nuk ndodhi. Më pas … na u desh të nënshkruanim certifikatën e lindjes – ose përndryshe ata e regjistrojnë pa emër – kështu që ndjeva presionin për të zgjedhur një emër”– tha themeluesja e “Kylie Cosmetics.”

Kur “Khloé Kardashian sugjeroi Wolf”, Kylie tha menjëherë “po.”

“Më pëlqeu WW,” shpjegoi ylli i “Keeping Up With the Kardashians”, duke iu referuar mbiemrit të Scott, Wesbter.

“Ne e vendosëm Wolf Webster-in në atë moment dhe menjëherë pasi firmosa certifikatën e lindjes u thashë: “Çfarë bëra kështu?”- shpjegoi Kylie.

Edhe pse Kylie i tha Kris, se ajo dhe Scott kanë zgjedhur një emër për fëmijën tashmë 7-muajsh, reperi 31-vjeçar “ende ndryshon” mendje ndonjëherë.

“Ai do të jetë si, ‘Më pëlqen shumë ky emër’. Dhe unë jam si, ‘Nuk mund ta bëjmë më këtë’”, zbuloi ylli i reality-showt.

Për shkak të pavendosmërisë së tyre, çifti nuk e kanë ndryshuar ende ligjërisht emrin e djalit të tyre. Kylie bëri shaka se ata “thjesht po presin që ai të emërojë veten”.

Ndërsa ajo nuk është gati të ndajë publikisht përditësimin, ajo bëri një sugjerim gjatë një paraqitjeje “Late Late Show With James Corden” në fillim të këtij muaji.

Kur drejtuesi i talk show-t pyeti nëse Kylie zgjodhi një emër tjetër kafshe për foshnjën nr. 2, ajo sqaroi: “Jo”.

Krijuesja e Kylie Cosmetics dhe Scott e quajtën vajzën e tyre Stormi kur ajo mbërriti në prill 2018, dhe fansat kanë spekuluar se vëllai i saj i vogël mund të quhet Snowy.

Thashethemet filluan pas episodit të 22 shtatorit, kur vajza 4-vjeçare e Khloé Kardashian, True, takoi vëllain e saj të vogël përmes FaceTime dhe e quajti menjëherë Snowy.

Kardashian korrigjoi True, duke bërë që një përdorues i TikTok të ndajë dyshimin se True mund të ketë “lidhur emrin e vëllait të saj me fëmijën e Kylie që kur ai sapo lindi”.

Share With:
Translate »
86 Views