Kur e vë gripi në rrezik jetën e fëmijës?

Stina e ftohtë e dimrit përveç kushteve meterologjike që e shoqërojnë si ulja e temperaturave, lagështia etj, shoqërohet edhe me një
sërë problemesh shëndetësore për të gjithë popullatën në përgjithësi, por veçanërisht për moshat pediatrike, të moshuarit, gratë
shtatzëna dhe të sëmurët kronikë. Këshilla që ju japim të gjithë qytetarëve është të vishen mirë, sipas stinës, të mbajnë ngrohtë dhe
të ajrosin herë pas here banesat, të mos frekuentojnë mjedise të mbyllura dhe të mbi populluara si dhe të shmangin vizitat e pa
nevojshme të të afërmve në spitale.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve rekomandon prindërit që mos t’i injorojnë këto shenja tek fëmijët:

  • Nuk zgjohet nga gjumi
  • Ka temperaturë të lartë dhe skuqje
  • Nuk konsumon mjaftueshëm lëngje
  • Lëkurë e zbehtë

Përmirësohen simptomat, më pas rikthehen sërish me temperaturë dhe kollë – vetëm përkeqësohet
Gjithashtu, kërkoni ndihmë mjekësore të menjëhershme nëse fëmija juaj shfaq këto simptoma:

  • Probleme me frymëmarrjen
  • Mungesë oreksi
  • Nuk loton kur qan
  • Pampersi është më pak i lagësht se zakonisht.

Share With:
Translate »
614 Views