Kur Efehan imiton mamin shtatzënë, Almeda ndan fotot epike të djalit të vogël dhe u shkrimë së qeshuri

Almeda Abazi është në ditët e fundit të pritjes së ëmbël. Bukuroshja shqiptare dhe partneri turk, Tolgahan Sayisman do të bëhen prindër për herë të dytë. Ata kanë zbuluar se pritet të vijë në jetë një vajzë, të cilën kanë menduar ta quajnë Alina.

Së fundmi, Almeda ka ndarë disa imazhe të bukura aq sa dhe qesharake të djalit Efehan. Vogëlushi shihet duke imituar të ëmën, pasi ka vendosur një top në barkun e tij për t’u dukur si Almeda.

“Si nëna dhe i biri. Kështu është kur shikon mamin me barkun si top gjithë ditën.”, ka shkruar ajo. Kujtojmë që kohët e fundit Almeda u përball dhe me koronavirusin gjatë shtatzanisë. Por bashkë me familjen e saj arriti ta kalojë lehtësisht infektimin.

Share With:
Translate »
9709 Views