Kur fëmija të heq nga duart 1000£ për 30 sekonda

Mjaftuan vetëm 30 sekonda për ta kthyer shtëpinë përbys… Është shumë e vërtetë që fëmijët e vegjël janë shumë të rrëmujshëm, por si Jacobi nuk kishim parë ndonjëherë. Djaloshi i vogël 18 muajsh arriti të shkaktonte një dëm prej 1000 paundësh brenda 30 sekondave. Tingëllon shumë qesharake, por ajo çka bëri ai i kushtoi shumë familjes së tij. Teksa sorollatej në shtëpi Jacobi derdhi një shishe me bojë të bardhë mbi një tapet të zi, shumë të kushtueshëm. Mamaja e tij e filmoi Jacopin teksa qeshte dhe ngyroste duart e tij me bojë. Dukej shumë i gëzuar për këtë dhe nuk shqetësohej aspak, por nëna e tij nxitonte ta lante atë para se boja të thahej dhe të ishte shumë e vështirë për ta pasruar. E gjitha kjo erdhi si pasojë e pakujdesshmërisë së kujdestrait të Jacobit, duke e ditur se çfarë nuk mund të presësh nga fëmijët e sotëm. /Kids’Time/

 

Share With:
Translate »
802 Views