Kur fëmijët fillojnë të gënjejnë – dhe si t’i detyroni që të fillojnë ta thonë të vërtetën

Edhe pse fjala është për diçka nëpër të cilën të gjithë fëmijët kalojnë, prindërit patjetër duhet t’u kushtojnë kujdes gënjeshtrave dhe t’ua sqarojnë fëmijëve që kjo nuk është shprehi e mirë.

Fëmijët fillojnë “të mësojnë” të gënjejnë kur i mbushin dy vjet, ndërkaq gënjeshtrat e para kanë të bëjnë me mohimin e gjërave të këqija të cilat i kanë bërë.

Përse fëmijët gënjejnë?

Fëmijët e moshës dy deri në tre vjeç dëshirojnë të shpikin gjëra siç është shpifja se kanë pirë çaj në çajtore.

Me shfaqjen e kësaj aftësie për shpifje, me të vjen edhe aftësia për thënie të qëllimshme të deklaratave të pasakta, siç është ajo – “ Nuk e bëra unë”.

Mirëpo, kështu fëmijët e vegjël nuk e marrin parasysh gjendjen mendore të personit, i cili dëgjon kur i thonë këto “gënjeshtra të vogla”, transmeton Telegrafi.

Për këtë shkak është shumë lehtë të konkludohet kur gënjejnë. Nëse askush tjetër nuk ka qenë në dhomë, ndërkaq muret janë shkarravitur, prindërit lehtë mund të konkludojnë që fëmija po provon t’i mashtrojë.

Gjërat bëhen diç më të vështira kur fëmija i mbush katër vjeç. Në këtë fazë, fëmijët marrin parasysh atë që personi tjetër e di.

Megjithatë, prindërit ende janë në përparësi, sepse fëmijët e këtyre moshave shumë shpesh e harrojnë atë që flasin dhe atë që patjetër duhet ta thonë që t’ju bindin për të vërtetën. Për shembull, ndoshta do të insistojnë që dikush tjetër i ka shkarravitur muret, edhe pse ai person pikërisht në atë çast ka hyrë në dhomë me ju.

Prindërit do të kenë rivalin e denjë vetëm kur fëmijët t’i mbushin shtatë vjeç, sepse janë në gjendje që të fshehin gënjeshtrat e veta, duke i qëndruar asaj që thonë.

Çfarë mund të bëjmë që gënjeshtrat e fëmijëve t’i pengojmë?

Nëse dëshironi t’i dilni përballë kësaj shprehjeje të keqe, apo ta detyroni që fëmija të pranojë se po gënjen, është e nevojshme që t’i bindni që nuk do ketë problem nëse pranojnë çfarë bëjnë, si edhe që juve thënia e së vërtetës shumë do t’ju gëzonte.

Gjithashtu, është me rëndësi që prindërit të mësojnë fëmijët që të vlerësojnë të vërtetën dhe t’i motivojnë nëpërmjet tregimeve të shumta siç janë: “Rrobat e reja të Princit” dhe “Pinokio”.

Share With:
Translate »
19 Views