Kur frymëzohesh nga veshjet e vjehrrës të disa dekadave më parë, e bën edhe Kate Middleton

Princi William dhe Dukesha Kate e kanë nisur vitin e ri 2018 me shumë energji dhe punë. Çifti i famshëm për momentin po zhvillojnë një tur ne Suedi dhe Norvegji.

Fotot e tyre po bëjnë xhiron në internet, pasi si gjithmonë ka interes të mësohet, çfarë veshën, në cilat vende ishin, si u pritën nga njerëzit, pra me pak fjalë çdo gjë.

Dukesha Kate është ajo që vjedh më shumë vëmendjen kudo ku shkel. Veshjet e saj janë gjithmonë të komentuara, dhe me të drejtë pasi ajo rrallë gabon në zgjedhjet e saj.

Në fakt me frymëzuesen e modës që ajo ka, vështirë se mund të gabojë. Vjehrra e saj, e ndjera princesha Diana ka qenë një ikonë modë.

Në daljet e saj publike të kate, jo rrallëherë është vënë re ngjashmëria e veshjeve të saj, me ato të Princeshës. E fundit është një pallto që Kate ka veshur në Suedi.

Princesha ka veshur një xhaketë të tillë të markës Moschino në vitin 1991. Edhe pse në versionin pallto Kate me siguri ka dashur t’i ngjasojë sado pak stilit të vjehrrës së saj.

Share With:
Translate »
957 Views