Kur luan në vendin e gabuar, 4-vjeçari ngec në lavatriçe | Video
Një djalë i vogël është i sigurt tanimë pasi u tërhoq nga një makinë larëse nga një grup zjarrfikësish. Ngjarja ndodhi në qytetin Zibo në Kinë.
Zyrtarët thonë se djali u ngjit në makinë dhe mbeti i bllokuar.
Zjarrfikësit sharruan makinën për më shumë se 20 minuta për të provuar ta lirojnë atë. Më në fund, ata e thyen makinën dhe e shpëtuan djalin.