“Kur më ftonte për kafe e unë nuk kisha kohë”, rrëfimi rrëqethës i Blerina Gjylametit për humbjen e vëllait të vetëm dhe pengu që ka
Gati pesë vjet më parë ajo humbi vëllanë e saj në një aksident të tmerrshëm në tunelin Tiranë-Elbasan.
Deputetja e PS Blerina Gjylameti ka folur për herë të parë pas kaq kohësh për dhimbjen që kjo humbje e madhe i ka lënë, disa muaj pas humbjes së motrës nga një sëmundje e rëndë.
Mua më kshte zënë puna, shumë shumë kohë më parë. Kur kujtohem sot, telefonatat e tim vëllai që “ku je, pimë ndonjë kafe”. Ti mendon që çfarë halli ka, përse të do, nuk mendon kurrë që të do edhe thjesht për të kaluar kohë me ty dhe janë momente që fillova të reflektoja, çfarë duhet të bëja me veten time, se si duhet t’i dedikohesha pak më shumë, jo vetëm prindërve për nevojat që kishin, por edhe vetes dhe familjes për kohën e humbur. Çdo gjë mund të fitohet, koha nuk fitohet, ajo që kalon ikën edhe nuk kthehet më. Kështu që këtu e kam edhe si një mënyrë për të gjithë ata të tjerët që gjithmonë mendojnë që ka kohë për familjen. Nuk ka kohë”, ka thënë ajo.
View this post on Instagram