VIDEO/ Nuk ndalen lotët! E bija bashkë me orkestrën surprizojnë Elsa Lilën

Këngëtarja e mirënjohur Elsa Lila ka marrë një surprizë mbrëmjen e sotme në “Ferma VIP” nga miqtë e saj të orkestrës së TKOB dhe vajza, Evita.

Duke luajtur një pjesë muzikore, Elsa ka shijuar tingujt, ndërsa e përlotur dhe me mall ka takuar edhe vajzën, e cila i erdhi nga Roma.

Akoma më e gjatë je bërë? Zemra ime, të dua”, tha Elsa

Këngëtarja ka shprehur mirënjohjen jo vetëm për orkestrën, por edhe për produksionin e “Ferma VIP”.

Një produksion si ju mund të ngrini gjithë këtë gjë. Falenderoj orkestrën. Shumë faleminderit që keni bërë prova me Evitën dhe do jetë një eksperiencë e paharrueshme. Më keni dhënë një forcë prej titanësh”, tha Elsa.

Këngëtarja, para se të përballej me surprizën e madhe, ka folur edhe pak për misionin që ajo ka në “Ferma VIP”, si një e infiltruar dhe si një person që po u “bën gropën” pjesës tjetër të fermerëve.

Unë nganjëherë jam më shumë e përfshirë apo ndonjë herë dukem më shumë lojtare se e infiltruar. Nëse nuk do sillesha kështu, do kuptohesha me kohë. Unë i dua të gjithë dhe një pjesë të tyre i kam miq, por nga urdhrat e Agait më duhet të bëj gjëra të tmerrshme. Më duhet të fus thumba, të mos punoj, t’i përçaj, tu fsheh gjërat etj. Aktrimi im si shumë e fyer, kam qenë e detyruar për të mos më zbuluar. Nuk jam aktore për OSKAR, por më shumë se kaq…Po mundohem të jap më të mirën”, tha Elsa.

Share With:
Translate »
20 Views