Kur rrugët e Tiranës marrin jetë

Qytetarët e kryeqytetit kanë nisur fuqishëm përdorimin e korsive të mbrojtura të biçikletave. Kryebashkiaku Erion Veliaj ka postuar disa foto në Facebook, ku qytetarë të grupmoshave të ndryshme po shfrytëzojnë këto korsi, duke lëvizur më shpejt, por edhe më të sigurt drejt destinacionit të tyre. “Shenjat e para janë premtuese, po të vazhdojmë kështu do ta kemi Tiranën moderne që duam”, thekson Veliaj. Gjithashtu, në Tiranë ka lluar dhe promovimi i kulturës së përdorimit të biçikletës tek fëmijët e vegjël, që në të ardhmen do të ndikojë pozitivisht jo vetëm në uljen e trakut, por njëkohësisht edhe për një mjedis më të pastër dhe jetë të shëndetshme. Në zbatim të strategjisë së transportit të qëndrueshëm në kryeqytet, Bashkia e Tiranës parashikon sistemim e infrastrukturës së rrugëve dhe trotuareve sipas parimit të shpërndarjes së sipërfaqes së rrugës për çdo përdorues duke i kushtuar një vëmendje edhe lëvizjes me biçikleta. Projekti parashikon ndërtimin e 10 km korsi të dedikuara. Nisma e Bashkisë për ndërtimin e korsive të dedikuara për biçikletat, i paraprin edhe projektit “bike-sharing” të bashkisë, që pritet të shtojë numrin e biçikletave që do të mund të përdoren në kryeqytet, kundrejt një pagese që është përllogaritur të jetë më e ulët se ajo për biletën e transportit urban.

Share With:
Translate »
710 Views