Kur s’ke gjelin e detit do të hash pulën e fshatit, ja si ta gatuani me limon dhe mandarina

Na ndajnë vetëm pak ditë nga dreka e Krishtlindjes dhe për pjesën më të madhe të zonjave të shtëpisë, kjo është edhe periudha më impenjative e muajit, sidomos kur bëhet fjalë se çfarë duhet të gatuajnë më datë 31. Pavarësisht se të gjitha përpiqeni ta pasuroni menunë nga viti në vit, ajo do të ishte e paplotë pa mbretin e tryezës: gjeli i detit. Mirëpo n.q.s nuk keni atë të detit, duhet të provoni pulën e fshatit. Ndiheni të lodhura nga përgatitja e përsheshit tradicional? Living ju propozon një pjatë të shëndetshme ndryshe nga ajo që keni provuar ndonjëherë më parë: pulë fshati me limon dhe mandarina

PËRBËRËSIT:  1 pulë fshati me peshë 1.5/2 kg  6 mandarina  1 limon  10 gjethe limoni  2-3 fletë sherbelë  2 lugë mjaltë  1 lugë mustardë  fara luledielli të qëruara  vaj ulliri, kripë me aroma, piper.

PËRGATITJA: Pasi e përcëllojmë gjelin në zjarr për t’i hequr ndonjë pupël që mund t’i ketë mbetur, e lajmë mirë dhe e lëmë mënjanë. Në një tenxhere me ujë hedhim fletët e limonit të ndara me dorë dhe e lëmë të ziejë për 30 minuta. Gjelin e lyejmë në të gjithë sipërfaqen e tij me mjaltë, përpiqemi të ngremë lëkurën me kujdes dhe ta lyejmë edhe aty. E mbushim me një kokërr mandarine dhe një limon të ndarë në mes, gjethe sherbele, vaj ulliri, e lyejmë edhe me kripë, disa kokrra piper, 1 lugë mustardë, pak fara luledielli dhe lëngun e dy mandarinave.E vëmë gjelin në një tavë, e mbulojmë me mandarinat e ndara më parë në feta të holla, e lagim me lëngun ku kishim zier gjethet e limonit dhe e vëmë të piqet për një orë në furrë me 180°C, të ngrohur më parë. E lagim me lëngun e limonëve herë pas here, sipas nevojës.

Share With:



137 Views