Kur vajzën e merr uria, Beyonce e harron sjelljen prej dive

Nga familja Carter-Knowles në ceremoninë e Grammy Awards nuk i kemi parë të gjitha. Vezullimi i tyre në tapetin e kuq dhe performanca gjatë ceremonisë ishin përtej klasit, por me sa duket, nënat me fëmijë të vegjël janë të gjitha njësoj. Dhe Beyonce është siguruar që para se të dalë nga shtëpia të marrë me vete ujë, ëmbëlsira dhe lëngje frutash për Blue Ivyn.

Në një foto që po qarkullon së fundi, vogëlushja Blue Ivy shihet duke ngrënë karamele, ndërsa Beyonce mban në duar një kuti me lëng frutash dhe një ëmbëlsirë. Nuk është çudi që Blue Ivy t’ia ketë vendosur në fustan duart që i ngjisin nga karamelet. Në këtë pikë, si mamat që vishen me kostum sportiv, si Beyonce me vathë 6 milion dollarësh, janë të barabarta.

Share With:
Translate »
1231 Views