Kush është në këtë foto? Moderatorja shqiptare harroi një detaj të vogël pas kësaj enigme

Loja e pasdites me fotot në profilin e saj në Instagram, sot ka vënë në lëvizje të gjithë rrjetin. Por, ndryshe nga të gjitha herët e tjera, kur moderatorja e njohur e Tv Klan, Rudina Magjistari, ka bërë gati një quiz që i përfshin të gjithë miqtë e saj virtualë, këtë herë pyetja për rrjetin ishte më e thjeshta e mundshme.

“Kush është personazhi në këtë foto” ishte pyetja e Rudinës, duke ftuar në lojë të gjithë publikun për pyetjen “e vështirë”, por njëzëri, të gjithë e gjetën enigmën pas saj.

Ishte një copëz fëmijërie e moderatores e ngrirë në këtë foto të hershme, por ajo që është e njëjtë që nga ajo kohë është pikërisht buzëqeshja e Rudinës.

Të gjithë ia dalluan menjëherë, madje edhe sytë e qeshur, që gjithashtu janë po të njëjtët, por mes komenteve kishte edhe nga ata që, me gjasë, propozojnë ndonjë emër tjetër për ta bërë lojën më atraktive.

Me publikun nuk ka të tilla shaka, as lojëra, as quize. Aq më tepër, nëse bëhet fjalë për të identifikuar personazhe që i ndjek prej vitesh. Fotografia që ka marrë mijëra pëlqime, shumë komente pozitive, ka gjithashtu edhe doza humori: bionde qysh në fëmijëri…

Share With:
Translate »
576 Views