Cila është mënyra më e shëndetshme për të edukuar fëmijët?

Celeste Hilling, shefja ekzekutive e ” Skin Authority” pohon se celësi më i rëndësishëm rreth suksesit të shëndetit dhe bukurisë, të cilit duhet ti kushtojmë  vëmendje, është shembulli i ushqyerjes dhe stilit të jetesës së shëndetshme që duhet t’ua mësojmë fëmijëve tanë.

Klinika davinci rritja e femijeve te shendetshme celesi bukurise

Hilling u shpreh se duhet të tregoni kujdes për mënyrën se si e edukoni fëmijën tuaj pasi ju ndikoni në krijimin e botëkuptimit të fëmijës.

Sipas saj, shoqëria njerëzore ka bërë disa hapa pas në këtë drejtim pasi gjithmonë e më shumë jemi duke parë fëmijë obezë, fëmijë të ushqyer keq dhe fëmijë që qëndrojnë shumë para ekranit . Kjo ka vetëm një shkakt, prindërit që neglizhojnë.

Në 30 vitet e fundit, në Sh.B.A. vërehet një dyfishim i numrit të fëmijëve obezë si dhe katërfishimi i numrit të adultëve obezë.

Fëmijët (8-12 vjec) shpenzojnë mesatarisht 6 orë në ditë para ekranit.

Klinika davinci rritja e femijeve te shendetshme celesi bukurise

Obeziteti dhe qëndrimi i gjatë para ekranit janë disa probleme që në dukje mund të mos lidhen me bukurinë, por që janë padyshim të lidhura me të.

Një fëmijë i shëndetshëm dhe me imazh të shëndetshëm trupor do të jetë në të ardhmen një adult i shëndetshëm.

Dhe të gjithë e dimë që shëndeti është ngushtë i lidhur me shëndetin e lëkurës dhe rrjedhimisht me bukurinë.

Nëse dëshironi që të rrisni fëmijë të shëndetshëm, duhet të jeni ju shembulli ideal për t’u ndjekur.

Share With:
Translate »
754 Views