Kush janë të ftuarit nesër në Piter Pan? Ata që u ‘shpëtojnë’ gjithmonë kurtheve

Kanë mbetur edhe tri të hëna deri në natën finale të Piter Panit, por duket se tani spektakli është më i nxehtë. Jo vetëm sepse fëmijët u mësuan me publikun, kamerat e dritat e prozhektorëve, por edhe sepse nuk kanë më asnjë problem edhe për të ftuarit. U drejtojnë çdo pyetje që u vjen në mendje dhe nuk heqin dorë prej tyre derisa të marrin një përgjigje. Eno, Paola, Uejsi, Ema, Mej, por edhe të gjithë të tjerët, javë pas jave, kanë kuptuar se pyetjet e tyre provokuese jo vetëm argëtojnë publikun, por edhe zbulojnë të fshehta nga personazhet e ftuar. Merita, në këtë rast, është e gjitha e tyre, sepse personazhet e njohur, sikur ndihen fajtorë ‘të gënjejnë’ para personazheve të vegjël.

Po kush do të jenë para fëmijëve të Piter Panit këtë javë?

Çiljeta di të bëjë lajm me çdo gjë që bën e thotë. Sapo publikon një krijim të ri muzikor, sapo zbulon një projekt artistik, por edhe sapo hedh një foto provokuese në profilin e saj. Megjithatë, përballë fëmijëve të Piter Panit nuk do ta ketë kaq të thjeshtë. Ata do ta pyesin për çdo gjë e për të gjitha. Meqenëse u bë disa kohë tashmë që përflitet për një lidhje të re dashurie, për të cilën Çili nuk do të zbulojë shumë, me siguri, të vegjlit diçka kanë dëgjuar për këtë: “A ke një të dashur të fshehtë që nuk ua tregon njerëzve?” ishte pyetja që ata i drejtuan Rozana Radit të hënën e kaluar, kështu që edhe Çili duhet të jetë gati për diçka të ngjashme… Por ka edhe shumë të tjera. Nesër!

I dyti i ftuar është një prej emrave më të njohur të ekranit. Alban Dudushi, prej një viti është bërë baba për herë të dytë. Kroi Art e ka kthyer Albanin edhe një herë fëmijë, kështu që, me siguri, edhe ai do të dijë t’u përshtatet të vegjëlve dhe kureshtjes së tyre. Por edhe Albani është i rezervuar sa i përket jetës jashtë ekranit dhe punës së tij, kështu që është koha për të folur. Ndiqeni nesër.

Share With:
Translate »
672 Views