Khloe sapo ‘kërkoi dorën’ e princit George për të bijën True

Mos u çudisni, kështu bëhen këto punë! Princi George dhe Princesha Charlotte ishin pa dyshim qershia mbi totën e dasmës mbretërore. Këtë nuk po e themi vetëm ne, kështu mendon edhe Khloe Kardashian. Ylli i serialit “Keeping up with the Kardashians” duket se e ka pëlqyer aq shumë aparencën e Princit George sa që nuk ka hezituar “t’i kërkojë dorën” për të bijën e sapolindur dhe këtë e ka bërë para të gjithë ndjekësve në aplikacionin e saj.

Sigurisht kjo ka qenë një shaka, le të themi një ndër shakatë më me kripë rreth anëtarëve të familjes mbretërore. Ama burimet pranë Kardashianë- ve thonë se vajzat e kësaj familjeje në fakt e ëndërrojnë që një ditë të përziejnë gjakun e tyre me atë të familjes mbretërore britanike.
Përse jo?!

Share With:
Translate »
732 Views