Kush ka prindërit, botën ka! Këtë e ka kuptuar mirë dhe Stresi

Reperi i njohur, Stresi shpesh merr vëmendje të madhe me projektet muzikore që publikon si dhe me postimet që ai bën në rrjete sociale. Së fundmi, ai ka publikuar një foto të prindërve të tij, ku shkruan se nuk e imagjinon dot kurrë jetën pa ata të dy.

Më tej, Stresi shkruan se i do prindërit e tij pafund.

Postimi i Stresit:

“Ju mendoni akoma për mu! Kur jeni po aq të rinj sa ju mbaj mend për herë të parë që ju pashë dhe kuptova fjalën nënë e bab. Veç sesi të jetoj pa ju nuk mund ta imagjinoj kurrë. Ju du pafund”.

Nga ana tjetër, Keisi dhe Stresi kanë qenë jo pak të komentuar për shkak të marrëdhënies së tyre të trazuar. Por teksa dukej se dyshja i kishin dhënë fund njëherë e mirë marrëdhënies së tyre, postimet e fundit në rrjetet sociale sugjerojnë ndryshe.

Pas publikimit të këngës së re me titull “M’ke harru”nga Stresi, bazuar nga teksti, fansat aluduan se ishte një dedikim për ish-partneren.

“Rrugët shumë të zbehta/ Por si ti kurrë nuk gjeta/ E kur ty të gjeta mua mu zgjat jeta… Shoqet mos i nij ato kanë shpirtin e zi/ Tu t’fol keq për mu, ato të japin mërzi…Edhe nëse m’ki harru kujt po i thua të du/Ti për mu ke maru, veten se gjen pa mu…Dashnia m’premtoj/ Amo unë s’ia kthej mbrapa/Unë jom pro saj derisa t’bjen nata.”

Mirëpo, Keisi publikoi një video me këtë këngë në Instastory duke na bërë akoma më konfuzë.

Share With:
Translate »
134 Views