Domethënë, zvarritja nuk qenka vetëm për bebet? Përfitimet mendore tek të rriturit!

Zvarritja (ose lëvizja ndër-laterale) e njohur ndryshe si lëvizja katërkëmbëshe është për foshnjat, ndërsa ecja është për të rriturit. Por ka prova në rritje se një nga modelet më themelore të lëvizjes zhvillimore ka përfitime të habitshme fizike dhe mendore edhe për të rriturit.

Sot, do ndalemi te përfitimet mendore.

Ka një arsye pse disa terapistë fizikë përfshijnë elementë të zvarritjes si pjesë e programeve të tyre të sugjeruara. Zvarritja ka disa efekte rehabilituese dhe restauruese që shpesh kalojnë pa u vënë re. Për shembull, zvarritja kërkon koordinimin e trupit tuaj të sipërm dhe të poshtëm, duke detyruar shpatullat dhe ijet tuaja të punojnë së bashku.

Kjo është arsyeja pse është kaq e rëndësishme për foshnjat – është një formë themelore e lëvizjes që kërkon një sasi të konsiderueshme koordinimi midis të gjitha pjesëve të trupit.

Pse funksionon zvarritja?

Arsyeja pse zvarritja funksionon është e rrënjosur në mënyrën se si keni mësuar të zvarriteni si fëmijë. Është një mënyrë për të krijuar koordinimin e syrit dhe dorës dhe për të bërë që pjesa e majtë e trurit të komunikojë me pjesën e djathtë të tij. Dhe kjo është një mënyrë për të lidhur së bashku të gjithë sistemin tuaj shqisor. Sa më shumë të zvarriteni, aq më shumë krijoni dhe rivendosni forcën refleksive. Mund të jetë gjithashtu shumë argëtuese.

Përfitimet e zvarritjes tek truri

Zvarritja i bën të dyja anët e trupit të punojnë së bashku. Kur filloni modele të reja ushtrimesh, ajo që bën sistemi nervor është të ndërtojë lidhje të reja në tru dhe kjo është një nga arsyet pse vallëzimi, për shembull, ofron përfitime të rëndësishme njohëse (konjitive).

Zvarritja ndihmon në “rivendosjen” (reset) e sistemit nervor qendror. Imagjinoni të ktheheni në shtëpi nga puna ose shkolla plot ankth dhe stres. Zvarritja në tokë është një mënyrë për të ndihmuar në lehtësimin e trupit tuaj nga ai stres.

Së fundi, ajo është e mirë për të rritur vetëdijen dhe ndjenjën e vetvetes. Tek foshnjat, zvarritja i ndihmon ata të lundrojnë në botën përreth tyre, jashtë përqafimit mbrojtës të një prindi. Kjo i ndihmon ata të zhvillojnë një ndjenjë të vetvetes në këtë botë të madhe dhe të re.

Mos kini frikë të kanalizoni fëmijën tuaj të brendshëm – dhe të zvarriteni përpara, prapa, majtas, djathtas.

Domethënë, zvarritja nuk qenka vetëm për bebet?

Share With:
Translate »
22 Views