Ky është 23 vjeçari që ndërroi jetë në Shkodër, BMW me shpejtësi u përplas me murin, me të vdiq dhe pasagjerja 16 vjeçe (EMRAT)

Amarildo Preka dhe Dirona Tirani, ndërruan jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm në Shkodër, si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor, shkruan newsbomb.al. Mjeti të cilin e drejtonte 23 vjeçari Amarildo Preka, doli nga rruga dhe u përplas me një mur.

Fatkeqësisht, nga shpejtësia e lartë mjeti ka dalë nga kthesa dhe është përplasur fuqishëm me një mur, duke bërë që dy personat që ndodheshin të të të ndërronin jetë në vendngjarje. Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Mbi sukë”, në rrugën Shkodër-Velipojë, në orën 02:45.

Amarildo Preka, 23 vjeç banues në fshatin Mali Jushit, Shkodër dhe pasagjerja, shtetasja Dirona Tirani, 16 vjeçe banuese në lagjen Perash, Shkodër, nuk mundën ta përballonin dot përplasjen e fortë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj.

Shkodër/Informacion paraprak.

Me datë 31.07.2021 rreth orës 02:45, në vendin e quajtur ‘’Mbi sukë’’, në rrugën Shkodër-Velipojë, si rezultat i shpejtesisë në kthesë, një mjet tip BMW, ka dalë nga rruga duke u përplasur me një mur dhe si pasojë kanë humbur jetën, drejtuesi i mjetit, shtetasit Amarildo Preka 23 vjeç banues në fshatin Mali Jushit, Shkodër dhe pasagjerja shtetasja Dirona Tirani 16 vjeçe banuese në lagjen Perash, Shkodër.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë  po vijon punën për sqarimin e  plotë të rrethanave të aksidentit.

Share With:
Translate »
129 Views