E mbajti të fshehtë për muaj të tërë, Aurela Hoxha publikon për herë të parë foto nga shtatzënia

Ditën e djeshme pas shumë thashethemesh që qarkullonin lart e poshtë prej muajsh, Aurela Hoxha konfirmoi se është bërë nënë për herë të parë. Ajo publikoi foto me djalin e saj, duke zbuluar me krenari para gjithë botës se ka sjellë në jetë një thesar.

Një njërën nga fotot ajo shihet shumë e lumtur teksa mban në krahë djalin. Ndërsa në njërin nga imazhet ajo shihet duke e ushqyer djalin me qumësht gjiri. Megjithatë modelja nuk ka zbuluar ende asnjë detaj, se kur ka ardhur në jetë vogëlushi dhe me çfarë emri e kanë pagëzuar.

Ndërkohë sot ajo ka publikuar për herë të parë foto nga shtatzënia. Duke qenë se tashmë është zbuluar gjithçka, duket se modelja nuk e ka më problem të ndajë me të gjithë këto momente kaq special nga jeta e saj.

Në fakt Aurela ka pasur një arsye shumë të fortë përse gjithë këto kohë është treguar shumë e rezervuar për jetën e saj private. Burime pranë saj treguan për gazetën “Panorama Plus” se ajo është duke u marrë me procedurat ligjore të celebrimit dhe marrjes së rezidencës në Spanjë dhe ka qenë një sugjerim i avokates që të mos publikojë detaje nga jeta e saj private, pasi mund t’i prishin punë.

Aurela Hoxha ka 6 vite që është në një lidhje me partnerin e saj, i cili është mësuar se quhet Alban. Në ditën e Shën Valentinit, Aurela zbuloi se ajo dhe partneri kanë shumë vite bashkë, teksa ndau edhe një moment të ëmbël me të në InstaStory.

Share With:
Translate »
175 Views