Ky është çifti u aksidentua dje te Rruga e Kavajës

Këta që shihni në foton më poshtë janë çifti Vilma dhe Arjan Konomi, me fëmijën e tyre në karrocë, të cilët u përplasën nga një makinë të dielën teksa kalonin në vija të bardha në Rrugën e Kavajës. Kushëriri i Arjan Konomit, ka publikuar foton në profilin e tij në rrjetet sociale duke shkruar se kjo ngjarje e rëndë duhet të shërbejë për ndërgjegjësim.

cifti aksident

“Një familje si duhet të jenë gjithë familjet shqiptare në punë të vetë dhe me gëzimin e jetës së tyre vajzën vetëm 3 muajshe, Arjani kushëriri im që pësoi një aksident të tmerrshëm. Lutemi për të dhe Vilmën të rikuperohen shpejt. Duhet të ndërgjegjësohemi, një ditë do na vijë radha”, shkruan ai në Instagram.

aksident rruga e kavajes bebe cift g class

Arjan Konomi punon si drejtor në ministrinë e Arsimit, ndërsa bashkëshortja e tij Vilma, punon mjeke pediatre në Kombinat.

Burrë e grua janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Fillimisht u tha se gjendja e Arjanit ishte më e stabilizuar, ndërsa bashkëshortja e tij kishte marrë plagë më të shumta, por pak orë pas transferimit në spital u bë e ditur se edhe gjendja e bashkëshortit kishte ndryshuar. Mjekët e Spitalin Ushtarak kanë dhënë garanci për jetën e tyre paçka që gjendja e tyre vijon të jetë e rëndë.

Për fat fëmija i vogël ka pësuar më pak lëndime pasi karroca ka qenë me pak distancë nga dy prindërit çka ka bërë të mundur shkëputjen nga dora. Do të jenë ekspertët që do të hedhin dritë mbi këtë ngjarje të rëndë që ndodhi ditën e djeshme në Tiranë.

Share With:
Translate »
29 Views