Ky është medikamenti që parandalon gjakderdhjen pas lindjes

Organizata Botërore e Shëndetësisë bën të ditur se medikamenti i njohur si carbetocin ndihmon gratë pas lindjes të menaxhojnë gjakderdhjen, që shpeshherë rezulton me pasoja për disa prej tyre.

Rreth 70 mijë femra humbin jetën çdo vit si pasojë e gjakderdhjes së madhe pas lindjes duke vënë në rrezik dhe jetën e fëmijës në muajin e parë të lindjes. OBSH sugjeron përdorimin e injeksionit oksitoksinë për të gjitha femrat të cilat lindin në mënyrë natyrale.

Medikamenti rekomandohet të mbahet nga 2 deri në 8 gradë nga momenti i prodhimit deri në momentin e përdorimit ndërkaq OBSH shprehet se ky rekomandim nuk vlen për vendet me zhvillim të ulët.

“Medikamenti do të shpëtojë jetët mijëra nënave në vendet me të ardhura të ulta, aty ku ndodhin më shumë vdekjeˮ, shtoi Dr. Metin Gulmezoglu nga OBSh-ja.

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus u shpreh se: “Kjo është një shenjë mjaft premtuese që mund të ndikojë për mirë në jetët e nënave dhe fëmijëve .”

Share With:
Translate »
655 Views