Ky është Romeo shqiptar që shfrytëzoi seksualisht vajzën 14-vjeçare

Një grup kriminal që shfrytëzonte vajzat për prostitucion është shkatërruar nga policia e Athinës. Pesë persona kanë rënë në pranga, mes tyre dy shqiptarë, njëri prej të cilëve është edhe kryetari i grupit.

Ai është Romeo Blido 24 vjeç nga Fieri. Ndërsa shqiptari tjetër është Eraldi Cura 23 vjeç. Grupi kriminal rekrutonte vajza kryesisht nga Shqipëria dhe Rumania, të cilat më pas i shfrytëzonte seksualisht.

Anëtarët e grupit nisnin kontaktet me vajzat përmes rrjeteve sociale, kryesisht në Facebook. Aty i joshnin dhe më pas vendosnin të takoheshin me pretendimin se kërkonin lidhje dashurore me to. Përmes metodave mashtruese dhe duke u dhënë përfitime monetare, më pas i përdonin si prostituta dhe i shfrytëzonin seksualisht. Në rrjetën e Romeos shqiptar ra dhe një vajzë 14-vjeçare bullgare. Skema ishte e njëjtë. Rekrutim nga rrjetet sociale përmes internetit. 14-vjeçarja pasi ishte takuar me Romeon, ishte detyruar prej tij që të merrte pjesë edhe në orgji me 10-15 persona.

Organizata kriminale funksiononte kryesisht në lagjen Kalitheas të Athinës. Policia sekuestroi 63.830 Euro, 6 makina, 3 kompjuterë, 96 celularë dhe blloqe me shënime. Institucionet kompetente greke kanë ofruar gjithashtu ndihmë për vajzën 14-vjeçare bullgare, e cila ra viktimë e trafikimit të qenieve njerëzore.

Share With:
Translate »
614 Views