Kylie Jenner flet për herë të parë për shtatzëninë: “Hormonet ishin të çmendura”

Kylie Jenner ka pranuar se nuk ishte aspak e përgatitur të bëhej nënë në moshën 20-vjeçare. Në një intervistë me “Vogue Australia”, mbretëresha e Make Up-it rrëfeu se shtatzënia ishte një eksperiencë e “çmendur”për të.

Kylie tregoi se gjatë kohës së shtatzënisë ishte shumë e ndjeshme, ndaj vendosi që ta përjetojë këtë eksperiencë në mënyrën më të qetë që ajo di, larg zhurmës së paparacëve dhe kamerave.

“E dija që do të ishte më mirë për mua dhe Storm-in, nëse do të qëndronim në prapaskenë. Hormonet janë thjesht të çmendura dhe je gjithë kohës shumë e ndjeshme dhe nuk isha aspak e përgatitur. Ndaj e ndjeva të nevojshme, ta përjetoja këtë eksperiencë shumë privatisht.” – tregoi ajo për “Vogue Australia”.

Share With:
Translate »
628 Views