Kylie Jenner i bën një premtim bebushit të saj | Video

Pak ditë më parë, Kylie Jenner bëri një postim në profilin e saj në Instagram duke na treguar jo vetëm që është shtatzënë, por edhe gjininë e bebit.

20-vjeçarja postoi dy këllëf telefoni ngjyrë rozë dhe blu ku zgjodhi këtë të fundit, duke na lënë të nënkuptuar që është në pritje të një djali me të dashurin e saj Travis Scott. Së fundmi bukuroshja ka ngacmuar të gjithë ndjekësit me një tjetër postim mbi të cilën shkruante” Asgjë nuk mund të të lëndojë ty i dashur”.

 

Sigurisht në video Kylie ka shfaqur vetëm fytyrën dhe bustin, po aspak barkun. Prej kohësh lajmi për shtatzëninë e saj ka pushtuar mediat, e ndërsa bukuroshja përpiqet të na e thotë këtë nëpërmjet fotove dhe videove ngacmuese që poston.

Kohët e fundit është vënë re që 20-vjeçarja ka shtuar paksa në peshë dhe këtë po e fsheh shumë mirë me rrobat e gjera që vesh.

Share With:
Translate »
649 Views