Motra këngëtares së njohur shfaqet në skenën e “Eurovision Junior”

Shqipëria është një hap larg zgjedhjes së këngës përfaqësuese të  “Eurovision Junior” që do të mbahet në Gjeorgji.

Sonte, zhvillohet finalja e Junior Fest në Pallatin e Kongreseve ku do të marrin pjesë 16 këngë. Festivali do të prezantohet nga dy aktorët e filmit “Shok”, kandidat për Oscar vitin e kaluar, Andi Bajgora dhe Lum Veseli.

Ndër pjesëmarrësit, edhe pse ky nuk është aspak një dallim cilësish e meritash, por vetëm në kuadër të lajmeve të shoëbizz-it është edhe motra e një këngëtareje të njohur shqiptare. Diana Tahiri, është motra e vogël e Adelina Tahirit, këngëtares nga Maqedonia. Diana sapo ka mbushur 11 vjeç dhe këtë herë këngën ia kanë uruar shumë zëra të bukur fëmijësh, konkurrentë në Eurovision.

Sis ❤️

A post shared by AdelinaTahiri (@adelina_tahiri1) on

Ajla Buzi – DJ Pom

Alina Jani – Yjet (Stardom)

Amela Agastra – Dance Up

Ana Kodra – Mos ma prekni pemën (Do Not Touch the Tree)

Argisa Sako – Ola

Auron Ismaili – Shkolla e vjetër (Old School)

Diana Tahiri – Një sekret (A Secret)

Jana Shala – Si një melodi (Like a Melody)

Klaudia & Eliza Thartori – Garderoba (Wardrobe)

Kleanca Susaj – Melodi (Melody)

Kristiana Veshaj – Profesioni (Profession)

Sara Bajraktari – Flas me ëndrrën (I Speak with Dreams)

Uendi Goga – Të japim ty një shpresë (Let’s give you hope)

Valeria Cara – Kohën pas ta kthej (Time to return)

Vivian Biaggioni – Si në përrallë (In the Fairytale)

Vivian Kokeri – Historia që nuk flet (History Does not Speak)

Një nga 16 konkurrentët do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision Junior. Fituesja e vjetshme, Klesta Qehaja u rendit e 13-a. /Revista Class

Share With:
Translate »
786 Views