Kylie Jenner më në fund zbulon emrin e vërtetë të djalit të saj

Kylie Jenner ka zbuluar emrin e vërtetë të djalit të saj të vogël disa muaj pasi ajo dhe Travis Scott njoftuan se e ndryshuan atë nga Wolf që e kishte më parë.

Djali erdhi në jetë  në shkurt dhe ende nuk e kanë treguar fytyrën e tij.

Gjatë episodit të “The Kardashians”, që ishte finalja e sezonit të tyre të dytë, Kylie, 25 vjeç, shpalli emrin e djalit të saj pasi u tha fansave se e kishte ndryshuar atë.

“Emri i foshnjës sime është ende Wolf. Do t’ju njoftoj djema kur ta ndryshoj. Ndoshta do t’jua them djema në sezonin e tretë”, shtoi ajo duke i shkelur syrin kamerës.

Share With:
Translate »
90 Views