Njihuni me shpikësin 11- vjeçar nga Durrësi

Noel Beqiraj  është 11-vjeçari nga Durrësi i cili ka marrë patentën për shpikjen e tij të quajtur “Smart hand clean”.

Në një intervistë në emisionin “Jeto me Orën” në RTV Ora Noeli tregoi se si lindi ideja dhe se sa e rëndësishme ëshët një shpikje e tillë.

Si erdhi ideja për të realizuar?

Noel Beqiraj: Gjithmonë shkoja njerëzit me telefona, nuk ndodh që ta harrojnë. Por dezinfektantin nëse e harron në shtëpi me shumë mundësi nuk do të shkosh ta marrësh. Pajisja ndodhet e vendosur te telefoni në fund dhe kur ti i heq tapën e shtyp dhe del dezinfektanti. Si fillim ishte një konkurs ku duhet të paraqiteshim me një ide. Unë e mendova si  një gjë interesante. U mundova të gjeja diçka që përshtatej me idenë time dhe e krijova.

Sa është dashur për ta krijuar?

Noel Beqiraj: Si fillim janë dashur 3 muaj më pas fazat e dokumentimit mund të kenë shkuar një vit. Ideja erdhi në periudhën ku ende vijonim me masat e pandemisë. Kjo si shpikje nuk ndihmon vetëm për Covid se mund të dalin dhe sëmundje të tjera por mund të nevojitet që të dezinfektosh duart për të ngrënë diçka gjatë ditës. Projekti në çfarëdo lloj faze që ka kaluar është aprovuar si shpikje.

Për më tepër ndiqni emsionin e plotë: 

Share With:
Translate »
29 Views