Kylie Jenner pendohet për shtatzaninë, shpreson që fëmija të ishte i dikujt tjetër

Edhe pak ditë na ndajnë nga lindja e blogeres më të famshme në botë, Kylie Jenner ndërkohë që ajo është penduar për situatën në të cilën gjendet.

Miqtë e saj të ngushtë kanë treguar për “Hollywood Life” se 20-vjeçarja do të donte që babai i fëmijës së saj të ishte Tyga dhe jo Travis Scott.

Marrëdhënia e saj me reperin është ende e paqartë dhe ky i fundit nuk ka qenë shumë prezent gjatë shtatzanisë së saj. Kylie duket se po has probleme edhe me gjumin duke menduar se gjërat në jetën e saj mund të kishin pasur një rrjedhë tjetër.

Asaj i kujtohen momentet kur ka qenë e lidhur me Tyga dhe sesa i ëmbël dhe i kujdesshëm ishte ai në krahasim me Travis ndërkohë që këto mendime po e konsumojnë yllin e “Keeping up with the Kardashians”.

Share With:
Translate »
784 Views