Jona e “BB” pasi lindi vajzën, zhvishet dhe tregon format trupore
Jona Kalemaj, ish-banorja e “Big Brother” në muajin dhjetor u bë nënë për herë të dytë. Ajo ishte nënë e një vajze dhe solli në jetë edhe një vogëlushe tjetër që mban emrin e shenjtë, Santa. Ndërkohë që nuk ka kaluar ende shumë kohë nga lindja e vajzës, Jona i ka rikthyer linjat e saj trupore. Ajo ka publikuar në “Instagram” një foto provokuese ku shfaqet vetëm me rrobdishamber.
Me sa duket ish-banorja e “Big Brother” ka arritur të shkëputet nga angazhimet e saja të përditshme familjare dhe ka gjetur kohë të relaksohet në një qendër estetike, duke i kushtuar pak më shumë kohë vetes. Të shumta kanë qenë komente pozitive në këtë foto, ku ndjekësit e komplimentojnë për rikuperimin e formave trupore edhe pse ka kaluar shumë pak kohë nga lindja.