Kylie në telashe, ish i dashuri kërkon atësinë e fëmijës

Lindja e bebushit të Kylie-it po kthehet në telenovelë. 20-vjeçarja fillimisht na përloti të gjithëve pas lajmit se vajza e saj më në fund lindi. Pastaj, na zbuloi emrin. Bebushja quhet Stormi Webster. Edhe emri nuk kaloi pa u komentuar për ditë me radhë nga i tërë interneti, sigurisht. Tani, për Kylie-n duket se kanë nisur telashe të tjera që vijnë nga e lidhja e saj e kaluar. Ish- i dashuri legjendar i vajzës më të vogël të familjes, Tyga pretendon se fëmija nuk është i Travis Scott. Për ta vërtetuar këtë ai kërkon me doemos një test ADN-je. Pavarësisht se reperi dhe Kylie janë ndarë që në prill të 2017-ës, burime pranë çiftit kanë thënë se ata vazhdonin të kishin marrëdhënie intime rreth 9 muaj para dhe me shumë gjasa fëmija është i tij. Nëse rezultatet e ADN-së dalin po pozitive, reperi është shprehur se është gati për të marrë gjithë përgjegjësitë për të qenë një baba i mirë.  Dhe në fakt, nëse ju kujtohet në shtator të 2017-ës, Tyga postoi një fotografi në Snapchat ku thoshte se fëmija e Kylie-it ishte i tij.

Share With:
Translate »
826 Views