Lady Gaga po pret një fëmijë nga Bradley Cooper? Detajet që të çojnë drejt pritjes së ëmbël

Edhe pse ende nuk ka asnjë konfirmim për lidhjen mes dy artistëve të famshëm të “A Star is Born”, Lady Gaga dhe Bradley Cooper, mediat ndërkombëtare po vazhdojnë të rrëmojnë duke guxuar më shumë. Sipas burimeve të fundit pranë këngëtares dhe aktores me famë botërore, për revistën “Touch”, Lady është në pritje të ëmbël dhe babai i fëmijës është Bradley Cooper.

Siç citon burimi, kohët e fundit këngëtarja po shkëlqen, ndihet energjike dhe po kujdeset shumë për trupin e saj, madje gjatë një koncerti, ajo ka pyetur edhe fansat nëse mendojnë se mund të mbetet shtatzënë.

Prej kohësh, përflitet për një romancë mes saj dhe Bradley Cooper, që pas “A Star is Born” dhe performancës së shumëpërfolur të tyre në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Oscar”. Askush prej të dyve nuk e ka pranuar se ka një lidhje të veçantë me tjetrin, të gjithë mendojnë se është e çuditshme që të dy ata u dhanë fund lidhjeve të tyre me partnerë të tjerë në një njëjtën kohë.

Nëse është apo jo vërtet shtatzënë, këtë pritet ta konfirmojnë vetë personazhet që nuk kanë dashur t’u përgjigjen spekulimeve.

Share With:
Translate »
540 Views