Laetitia Casta pret fëmijën e katërt (të parin me partnerin aktual)

Laetitia Casta, aktorja dhe modelja e mirënjohur e “Guess” dhe “Victoria’s Secret” do bëhet nënë për herë të katërt. Lajmi u bë i ditur nga ‘Gente’ që publikoi fotot e realizuara nga paparaci të modeles. Casta u fotografua teksa ecte për të marrë mësime muzike në Paris. Ky është fëmija i parë i 43-vjeçares me bashkëshortin aktual, Louis Garrel.

Laetitia u bë nënë për herë të parë para 20 vitesh, fëmijë që lindi nga lidhja me Stephane Sednaoui. Ndërsa nga lidhja e mëvonshme me Stefano Accrosi që zgjati 10 vite ajo u bë nënë e dy fëmijëve. Në 2017-ën, Casta u martua me bashkëshortin aktual me të cilin po pret fëmijën e katërt.

Share With:
Translate »
229 Views