LAJM I BUKUR! Christian Eriksen shëtit me familjen, një muaj pasi doli nga spitali

Duke shëtitur me familjen e tij në diell, kjo është mrekullia e futbollistit Christian Eriksen, i cili pësoi arrest kardiak në fushë, thuajse vdiq gjatë një ndeshje të “Euro 2020”, muajin e kaluar.

Mesfushori danez dhe babai i dy fëmijëve u pa në Kopenhagë duke shtyrë një karrocë fëmijësh, në një ditë të zakonshme, bashkë me të dashurën, Sabrina Kvist, djalin e tyre 3 vjeç dhe vajzën.

29-vjeçari doli nga spitali muajin e kaluar pas një operacioni të suksesshëm, ku vendosur defibrilator nënlëkuror. Miliona tifozë të futbollit, që po përcillnin ndeshjen Danimarkë-Finlandë, mbetën të shokuar nga kolapsi shëndetësor i yllit të Interit. Ndërhyrja e stafit mjekësor bëri të mundur që ai të kthehej në jetë.

Share With:
Translate »
287 Views