Lajm i mirë për femrat që lindin pas moshës 25 vjeçare

Gratë që krijojnë familje në moshë pak më të madhe jetojnë më gjatë, sugjeron një studim i ri. Ato që lindin fëmijën e parë pas moshës 25 vjeç kanë 11% më shumë shanse të kapin të 90-at se gratë që lindin fëmijën e parë më herët. 

Këto dekadat e fundit, gratë kanë filluar të bëhen nëna në moshë më të madhe, duke qenë se janë më të përkushtuara ndaj karrierës dhe vendosin të krijojnë familje më vonë.

Gratë tani lindin fëmijën e parë gati 5 vjet më vonë seç lindnin 40 vite më parë.

Megjithatë mjekët i rekomandojnë femrat që të mos bëhen nëna shumë vonë, duke qenë se me kalimin e kohës pjelloria bie, gjasat për ndërlikime rriten dhe fëmijët mund të lindin me probleme.

Studimi i fundit, i bazuar tek të dhënat e më shumë se 20 mijë femrave në SHBA, sugjeron se mosha ideale për t’u bërë nëna për herë të parë është 25-29 vjeç.

Sipas hulumtuesve shkencorë nga Universiteti San Diego, gratë që lindin brenda kësaj moshe kanë 11% më shumë shanse të jetojnë deri në 90 vjeç se ato që lindin fëmijën e parë para moshës 25 vjeç.

Edhe gratë që krijojnë familje mbi 30 vjeç kanë 10% më shumë shanse të kapin të 90-at se ato nën 25 vjeç.

Shtatzënia, sipas ekspertëve, ka një efekt mbrojtës në shëndet. Gratë që lindin 2-4 fëmijë jetojnë shumë më gjatë se ato që nuk mbesin asnjëherë shtatzënë. Ato që kanë përjetuar 2-3 shtatzënisë gjithashtu kanë 25% më shumë shanse të kapin të 9-at se ato që kanë qenë vetëm njëherë shtatzënë.

Share With:
Translate »
1128 Views